• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rryma ndërpritet për herë të tretë në Kubë

Rryma ndërpritet për herë të tretë në Kubë

Havana, 20 tetor 2024 (MIA) – Miliona banorë të Kubës kanë qenë në terr pasi mbrëmë dështoi përpjekja e tretë për të rivendosur rrjetin elektrik në këtë ishull.

Rrjeti kombëtar i energjisë elektrike të Kubës të premten pasdite për herë të parë ndaloi së funksionuari, u ristartua, por përsëri dje në mëngjes është ndërpre.

"Sonte në orën 22:25 është ndërpre plotësisht sistemi elektrik", bëri të ditur kompania “Havana Elektrik” në rrjetin social "Telegram".

Më vonë postimi në "Telegram" është fshirë, ndërsa miliona njerëz edhe sot janë ende pa energji elektrike.

"Procesi i rivendosjes së rrjetit elektrik vazhdon të jetë edhe më tej kompleks", informon Ministria për energjikë e Kubës në platformën X.

Për shkak të ndërprerjes së rrymës në Havana dhe Marianë mbrëmë ka pasur protesta.

Edhe para se rrjeti të ndërpritej, Kuba është përballur me mungesë të rrymës. Qeveria komuniste e Kubës të premten dërgoi nëpër shtëpi punonjës qeveritarë, anuloi orët e mësimit, duke u përpjekur të kursejë karburant për prodhimin e energjisë elektrike.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR