• e premte, 05 dhjetor 2025

Rrufeja shkaktoi vdekjen e tre alpinistëve në Austri

Rrufeja shkaktoi vdekjen e tre alpinistëve në Austri

Vjenë, 16 qershor 2025 (MIA) - Tre alpinistë e humbln jetën dje në Tirolin austriak pasi që i goditi rrufeja derisa ngjiteshin në majen Mitagshpice, me lartësi prej 2.60 metrave, lajmëroi sot DPA.

Viktimat janë një çift bashkëshortor në moshë rreth 60 vjeçarë dhe vëllau i gruas, 62 vjeçar, kumtoi sot policia lokale.

Grupi u detyrua të kthehet për shkak të ndryshimit të përnjëhershëm të kushteve të motit. Kur nuk janë kthyer në luginë. të afërmit e shqetësuar i kanë alarmuar shërbimet e shpëtimit.

Një ekip me helikopter i gjeti trupat në afërsi të një rrugice të shënuar në lartësi mbudetare prej rreth 2.300 metrave. Obduksioni konstatoi se që të tre kanë vdekur nga goditja e rrufesë. ab/

foto: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR