• e diel, 22 dhjetor 2024

Rrjeti nacional i bujqve dorëzoi tetë kërkesa deri te Qeveria

Rrjeti nacional i bujqve dorëzoi tetë kërkesa deri te Qeveria

Shtip, 27 gusht 2023 (MIA) - Rrjeti nacional i fermerëve kërkon që shteti të shpall fatkeqësi natyrore në gjithë territorin e shtetit. Gjorgi Karakashev nga Rrjeti nacional i fermerëve sqaron se ndryshimet klimatike kanë shkaktuar dëme te produktet. Temperaturat e larta dhe reshjet janë shkaktarë të sëmundjeve dhe dëmeve të kulturave bujqësore.

Ai thekson se sivjet do të ketë rendimente të ulëta të rrushit, ndërsa me cilësi të dobët janë edhe rendimentet e grurit dhe elbit dhe e njëjta gjë pritet për orizin e Koçanit dhe mollën e Resnjës.

"Dëme katastrofike kanë shkaktuar përmbytjet, sëmundjet, ka pasur edhe prani të breshrit. Pas kësaj kemi pasur temperatura jashtëzakonisht të larta të cilat vështirësuan edhe më shumë kushtet e prodhimit. Tani jemi dëshmitarë të dëmeve serioze. Në disa kultura kjo është vërejtur nga 50 në 100 për qind. Tani fermerët gjenden në një situatë shumë delikate. Nuk mund ta kalojnë as sezonin", thotë Karakashev.

Rrjeti nacional i fermerëve ka paraqitur gjithsej tetë kërkesa në Qeveri. Ata kërkuan të lirohen nga tarifa e ujit, harmonizimi i çmimeve, çmimet e prodhimit të të gjitha kulturave bujqësore, ndërsa orizi i Koçanit të shpallet për kulturë strategjike. Kërkesat i kanë dorëzuar para dhjetë ditësh, ndërsa ende nuk kanë marrë përgjigje.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR