• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rritje e suficitit tregtar të BE-së në tremujorin e fundit të vitit të kaluar

Rritje e suficitit tregtar të BE-së në tremujorin e fundit të vitit të kaluar

Bruksel, 7 prill 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian në tremujorin e katërt të vitit të kaluar shënoi suficit në këmbimin tregtar me botën prej 113,2 miliardë eurove, që paraqet rritje të tij në krahasim me tremujorin paraprak, kur ishte 107,5 miliardë euro, si dhe krahasuar me tre muajt e fundit të vitit 2023, kur ishte në nivel prej 102 miliardë eurove, tregojnë të dhënat e Agjencisë statistikore evropiane - Eurostat.

Në tremujorin e katërt të vitit të kalaur suficiti i BE-së në këmbimin e mallrave arriti 88,1 miliardë euro, ndërsa i shërbimeve 47,4 miliardë euro. Në tremujorin e tretë suficiti në këmbimin e mallrave ishte 86,1 miliardë, ndërsa i shërbimeve 38,8 miliardë euro.

Nga ana tjetër llogaria e të ardhurave primare realizoi sifivit prej 3,7 miliardë eurove, që paraqet ulje në krahasim me tepricën prej 9,8 miliardë eurove në tremujorin paraprak, përderisa llogaria e të ardhurave sekondare shënoi deficit prej 26,0 miliardë euro, që paraqet ulje të tij prej 27,3 miliarëd euro në periudhën korrik-shtator 2023.

Plotësisht, llogaria kapitale realizoi deficit prej 5,9 miliardë eurove, që paraqet ulje në krahasim me 7,6 miliardë euro minus në tremujorin paraprak të vitit  të kaluar.

Sificit më të madh në periudhën tetor-dhjetor 2024, BE-ja shënoi në këmbimin tregtar me Britaninë e madhe prej 49,0 miliardë eurove, pas çka pasojnë Zvicra me 28,3 miliardë, of-shor qendrat financiare me 21,7 miliardë, SHBA-ja me 20,6 miliardë, Kanadaja me 12,8 miliardë, Hong-Kongu me 10,6 miliardë, Brazili me 8,4 miliardë dhe Japonia me 7,9 miliardë euro.

Nga ana tjetër, deficit më të madh në këmbimin tregtar BE-ja ka me Kinën dhe atë prej 49,4 miliardë euro, pas çka pasojnë Rusia me 1,5 miliardë dhe India 1,3 miliardë euro.

Shikuar sipas vendeve anëtare, 18 prej tyre realizuan suficit në këmbimin tregtar me vendet e huaja, tetë shënuan deficit, ndërsa njëri (Portugalia) pati balanc mes importit dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve.

Suficit më të madh realizoi Gjermania prej 50,4 miliardë eurove, para Holandës me 38,9 miliardë, Irlanda me 18,2 miliardë, Danimarka me 15,2 miliardë, Franca me 14,8 miliardë, Italia me 9,9 miliardë euro dhe Suedia me 9,7 miliardë euro.

Nga ana tjetër, deficit më të lartë shënoi Rumania prej 9,4 miliardë eurove, para Greqisë me 7,3 miliardë, Bullgarisë me 1,8 miliardë, Sllovakisë me 1,7 dhe Kroacisë me 1,6 miliardë euro. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR