• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritje e numrit të kërkesave për azil nga ukrainasit në Mal të Zi

Rritje e numrit të kërkesave për azil nga ukrainasit në Mal të Zi

Podgoricë, 12 korrik 2024 (MIA) - Javën e kaluar në Mal të Zi kanë hyrë 3.935 persona nga Ukraina, ndërsa nga vendi janë larguar gjithsej 3.307 persona, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme në Podgoricë.

Gjithsej 1072 qytetarë nga vende të treta, përfshirë edhe Ukrainën, kanë aplikuar për azil në Mal të Zi në periudhën nga janari deri korrik të këtij viti. Kjo paraqet një rritje drastike në krahasim me vitet e kalura, sepse gjatë gjithë vitit 2022 janë paraqitur vetëm 287 kërkesa.

Mali i Zi miraton procedurën për marrjen e statusit të azilit për shtetasit ukrainas që ikin nga pushtimi rus. Në Podgoricë mbahen protesta dhe ngjarje të rregullta nga komuniteti ukrainas, i cili kërkon më shumë mbështetje dhe ndihmë humanitare nga komuniteti ndërkombëtar. Ambasada e Ukrainës në Mal të Zi mbështet aktivisht këto iniciativa.

"Mali i Zi është dëshmuar se është një strehë e sigurt për qytetarët ukrainas dhe ne vazhdojmë t'u ofrojmë atyre mbështetje," deklaroi një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR