• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritje e mundur e rrëmujave në kufij: Nga 10 nëntori gjatë hyrjes në BE do të merren shenjat dhe fotografitë

Rritje e mundur e rrëmujave në kufij: Nga 10 nëntori gjatë hyrjes në BE do të merren shenjat dhe fotografitë

Bruksel, 4 tetor 2024 (MIA) – Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Ukrainës dhe vende të tjera qytetarëve të të cilave nuk u duhet vizë për hyrje në Bashkimin Evropian, nga 10 nëntori i këtij viti në kufij do të duhet të japin edhe gjurmët e katër gishtërinjve dhe fotografi të fytyrës, në kuadër të Sistemit të ri për hyrje dhe dalje (ЕЕС).

Sipas Komisionit Evropian, ky rregull nuk vlen për fëmijë më të rinj se 12 vjet. 

Kjo rregullore do të zbatohet në të gjitha vendet e BE-së përveç Qipros dhe Irlandës, si dhe në Islandë, Norvegji dhe Zvicër si pjesë e zonës Shengen.

Shtetasve të cilët për hyrje në BE u duhet vizë do të duhet të tregojnë vetëm fotografi të fytyrës, sepse gjurmët tashmë janë regjistruar gjatë parashtrimit të vizës. 

Do të grumbullohen informacione për pasaportën dhe të dhëna të tjera personale të udhëtarëve, duke përfshirë edhe datën e hyrjes dhe daljes dhe në mënyrë elektronike do të regjistrohen në sistem. 

“Nëse e kaloni periudhën e lejuar në vendet evropiane të cilat shfrytëzojnë EES, sistemi do tu identifikojë dhe do t’i shënojë këto të dhëna. Në rast se autoritetet u refuzojnë hyrjen, sistemi do t’i evidentojë edhe këto të dhëna”, theksojnë nga Komisioni Evropian.

Nga aty sqarojnë se leja për qëndrim në BE, gjegjësisht në vendet e Shengenit, konsiderohet si periudhë prej 90 ditëve në çdo 180 ditë dhe llogaritet si një periudhë për të gjitha vendet evropiane që shfrytëzojnë EEC.

Ata theksojnë se vendet evropiane të cilat shfrytëzojnë EES mund të vendosin që t’i automatizojnë proceset e tyre. Automatizimi nënkupton se qytetarët të cilët nuk janë anëtare të BE-së mund të kenë përfitim nga pajisja me qëllim – “sistem për vetëshërbim”.

Nëse është në dispozicion në vendkalimin kufitar, sistemi për vetëshërbim mundëson regjistrim gjatë kalimit të kufirit, kontrollit nëse të dhënat ende janë të evidentuara në EES dhe nëse të dhënat janë të pranishme, si dhe vendosje të tyre për kontroll të njëpasnjëshëm nga ana e nëpunësit për kontroll të pasaportave.  

“Pas përdorimit të sistemit të vetë-shërbimit, mund të shkoni në korsinë e kontrollit kufitar, ku nëpunësi i kontrollit të pasaportave do të ketë marrë tashmë informacionin nga sistemi i vetë-shërbimit (përfshirë kontrollet nga bazat e tjera të të dhënave), konfirmimin e identitetit tuaj dhe pjesën e mbetur. kohëzgjatja e qëndrimit tuaj. Më pas, nëpunësi i kontrollit të pasaportave mund të bëjë pyetje të mëtejshme përpara se të vendosë të japë ose të refuzojë hyrjen në territorin në fjalë. Proceset e automatizuara kufitare, para mbërritjes tek nëpunësit e kontrollit të pasaportave, do të ndihmojnë në uljen graduale të kohës së pritjes. Automatizimi zëvendëson kontrollet manuale që kërkojnë kohë", sipas Komisionit Evropian.

Që t’i shfrytëzojë shërbimet e sistemit për vetëshërbim në kufij, udhëtari duhet të ketë pasaportë biometrike e cila përmban çip me të dhënat e tij biometrike të grumbulluara nga poseduesi në momentin e parashtrimit të kërkesës për pasaportë.

“Nëse nuk keni pasaportë biometrike, nuk do të mund t’i shfrytëzoni sistemet për vetëshërbim”, paralajmërojnë nga Komisioni Evropian. 

Megjithatë, njerëzve të cilët nuk kanë pasaportë biometrike nuk tu refuzohet në mënyrë automatike hyrja në BE, gjegjësisht në zonën Shengen.

Në parim, gjatë kalimit të kufirit do të pranohen edhe pasaporta biometrike dhe jo biometrike, nëse janë valide dhe janë përmbushur të gjitha kushtet për hyrje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR