• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rritje e eksportit, zvogëlohet importi

Rritje e eksportit, zvogëlohet importi

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Sipas të dhënave paraprake të Entit shtetëror të statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar - qershor 2023, është 261.984.271 mijë denarë, me ç’rast shënon rritje prej 3.7 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar - qershor 2023, është 341.219.188 mijë denarë, që është për 7.4 për qind më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Deficiti tregtar, në janar – qershor 2023, është 79 234 917 mijë denarë.

Mbulimi i importit me eksport, në  janar – qershor të vitit 2023, është 76.8 për qind.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se, në eskport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjajshme, për automjete, aeroplanë ose anije, energjia elektrike etj.

Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç lëndës së parë), metale tjera nga grupi i platinës dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në lloj pluhuri, legura dhe legura të latinës, të papërpunuara pse pluhur me metale fisnike në gjendje koloide: organike apo joorganike, nga metalet fisnike, të definuara apo të padefinuara në aspekt kimik; amalgame të metaleve fisnike.

Në janar – qershor 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR