• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritje e eksportit ushqimor nga BE-ja në gjysmën e parë të vitit 2024 për 116.4 miliardë euro

Rritje e eksportit ushqimor nga BE-ja në gjysmën e parë të vitit 2024 për 116.4 miliardë euro

Bruksel, 27 shtator 2024 (MIA) - Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, gjithsej eksportet e produkteve ushqimore në BE kanë arritur në 116,4 miliardë euro, që paraqet rritje prej 1,1 miliardë euro ose një për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregon Raporti i Komisionit Evropian për eksport në sektorin bujqësor dhe ushqimor të Unionit i publikuar sot.

Sipas Raportit, në periudhën e theksuar BE-ja ka arritur një suficit në tregtinë e jashtme në ushqim prej 33.7 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 1.5 miliardë euro krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2023.

Vetëm në qershor të këtij viti, eksporti i ushqimeve në BE arriti në 18.9 miliardë euro, që paraqet një rënie prej pesë për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rënie prej katër për qind krahasuar me qershorin e vitit 2023.

Rritje më të madhe në gjysmën e parë të vitit 2024  shënoi eksporti i ushqimeve nga BE-ja në SHBA, i cili është rritur me një miliard euro ose tetë për qind, kryesisht për shkak të çmimeve më të larta të ullirit dhe vajit të ullirit. Në gjashtë muajt e parë, sektori evropian i bujqësisë dhe ushqimit shënoi rritje të ndjeshme të eksporteve drejt Brazilit me 209 milionë euro ose 18 për qind.

Nga ana tjetër, eksporti evropian i produkteve ushqimore në Kinë është ulur për 689 milionë euro ose nëntë për qind, kryesisht për shkak të uljes së shitjeve të mishit të derrit, produkteve të qumështit dhe drithërave.

Ndryshe, eksporti i përgjithshëm i kulturave të drithërave nga BE-ja në gjysmën e parë të vitit 2024 është rritur për tetë për qind në 25.1 milionë tonë, ndërsa vetëm eksporti i grurit është rritur për 2.7 tonë.

Nga ana tjetër, importi i ushqimeve bujqësore në BE ka arritur në 13 miliardë euro në qershor, që paraqet një rënie në krahasim me majin e vitit 2024 për 12 për qind dhe një rënie prej një për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritje më të madhe në vlerë shënoi importi nga Bregu i Fildishtë, i cili arriti në 951 milionë euro, që paraqet një rritje prej 46 për qind me bazë vjetore. Më pas renditet Nigeria me rritje të importit për 473 milionë euro dhe 132 për qind, e cila është kryesisht për shkak të rritjes së çmimit të kakaos. Në vendin e tretë renditet Tunizia, eksporti i së cilës drejt BE-së është rritur për 107 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së sasive dhe çmimeve të vajit të ullirit të importuar.

Nga ana tjetër, rënien më të madhe me 843 milionë euro ose 46 për qind e shënuan importet në BE nga Australia, kryesisht si rezultat i uljes së vëllimit të blerjeve të vajit të panxharit, e ndjekur nga Brazili me një shpërndarje të reduktuar të produkteve bujqësore në BE prej 634 milionë eurosh, që paraqet një rënie prej shtatë për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR