Rritja e shpenzimeve të amvisërive në BE vitin e kaluar ishte pothuajse katër herë më e madhe se në vitin 2023
- Shpenzimet për konsum final të amvisërive në BE vitin e kaluar u rritën për 1,5 për qind në bazë vjetore, që përbën pothuajse katërfishin e rritjes krahasuar me vitin 2023, kur kjo normë ishte 0,4 për qind.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:30, 21 nëntor, 2025
Bruksel, 21 nëntor 2025 (MIA) - Shpenzimet për konsum final të amvisërive në BE vitin e kaluar u rritën për 1,5 për qind në bazë vjetore, që përbën pothuajse katërfishin e rritjes krahasuar me vitin 2023, kur kjo normë ishte 0,4 për qind.
Siç njofton Shërbimi Statistik Evropian – Eurostat, rritja më e madhe e shpenzimeve vitin e kaluar për amvisëritë e BE-së ishte për "nformacion dhe komunikim" edhe atë për 5,7 për qind, pasuar nga shpenzimet për "rekreacion, sport dhe kulturë" dhe për "transport", secila me nga tre për qind.
Rritja e shpenzimeve për "restorante dhe shërbime akomodimi" të amvisërive në BE në vitin 2024 ishte 1,6 për qind, dhe ky është i vetmi grupacion ku shënohet një ulje e ndjeshme e shpenzimeve krahasuar me vitin e kaluar, kur ato kishin shënuar një rritje prej pothuajse pesë për qind.
Ulje të shpenzimeve vitin e kaluar u regjistrua vetëm në sektorin "pije alkoolike, duhan dhe narkotikë" edhe atë për 2,2 për qind dhe te "veshjet dhe këpucët" për 0,6 për qind. Në këto dy kategori, rënia e shpenzimeve, edhe pse pak më e vogël, ishte regjistruar gjithashtu edhe në vitin 2023.
Sipas të definicionit të BE-së, "shpenzimet për konsum final të amvisërive" i përfshijnë të gjitha daljet/shpenzimet totale të amvisërive për mallra dhe shërbime individuale. qa/
Foto: Eurostat