• e diel, 22 dhjetor 2024

Rritet presioni ndaj Berlin për t'i siguruar Kievit raketa lundrimi "Taurus"

Rritet presioni ndaj Berlin për t'i siguruar Kievit raketa lundrimi

Berlin, 11 gusht 2023 (MIA) - Bisedat nëse do t'i siguronin Ukrainës raketa lundrimi gjermane me rreze veprimi të gjatë "Taurus", sërish janë ndezur pasi politikanët brenda dhe jashtë Qeverisë insistuan që Kievi të merrte sistemin e armatosur që kërkon prej kohësh, lajmëroi DPA.

Zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes sot qartë vuri në dijeni: "Vendimi politik për dorëzimin (e armëve) nuk është sjellur".

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius theksoi së fundmi se Gjermania nuk është vendi i vetëm që nuk siguron këtë lloj raketash, kumtoi sot zyra e tij.

"Nuk jemi të vetmit që nuk i dorëzojmë. Aleatët tanë amerikanë gjithashtu  nuk i sigurojnë këto raketa lundruese", tha ministri.

Sistemet raketore mund të shkatërrojnë bunkerë dhe pika komanduese në distancë deri në 500 kilometra. Dërgimi i tyre në Ukrainë konsiderohet një çështje veçanërisht e ndjeshme, sepse kancelari Olaf Sholc nuk dëshiron që Gjermania të shihet si një furnizues i armëve që mund të dëmtojë popullatën civile të Rusisë, duke pasur parasysh veprimet e ushtrisë gjermane gjatë luftës së Dytë Botërore, raporton DPA. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR