Rritet numri i viktimave nga përmbytja e anijes në Kongo
- Të paktën 78 persona u mbytën pasi një varkë me 278 pasagjerë u përmbys në liqenin e Kivit në Republikën Demokratike të Kongos, kumtoi guvernatori i provincës së Kivit jugor, Zhan Zhak Purisi.
- Post By Fami Bajrami
- 08:51, 4 tetor, 2024

Kinshasa, 4 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 78 persona u mbytën pasi një varkë me 278 pasagjerë u përmbys në liqenin e Kivit në Republikën Demokratike të Kongos, kumtoi guvernatori i provincës së Kivit jugor, Zhan Zhak Purisi.
Anija e mbingarkuar u përmbyt vetëm disa metra larg nga porti në Kituku.
"Janë të nevojshme të paktën tre ditë për të marrë numrat e saktë, ende nuk janë gjetur të gjithë trupat", potencoi Purisi.
Ky është një tjetër aksident vdekjeprurës me varkë në vendin e Afrikës Qendrore.
Faji kryesor për aksidentet është mbingarkesa e objekteve lundruese. Këtë verë, 80 persona humbën jetën kur një varkë u përmbys pranë kryeqytetit Kinshasa. rq/
Foto: arkivi i MIA-s