• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritet numri i të punësuarve në industri

Rritet numri i të punësuarve në industri

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA)- Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), indeksi i numrit të të punësuarve në industri gjatë muajit korrik të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 1.2 për qind.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit korrik të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje nga 5.3 %, në sektorin Industria përpunuese ka rritje nga 1.0 %, dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rritje nga 1.2 %.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit korrik të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shënon rritje tek Energjia për 4.7 % Produktet kapitale për 15.0 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 18.9 %   derisa rënie u vërejt te Produktet intermediare, përveç energjisë për 6.4 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.9 %.

Indeksi i numrit të punëtorëve në industri në periudhën janar – korrik 2024 krahasuar me periudhën janar -korrik 2023 është 1.7.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR