• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritet numri i të infektuarve nga Kovid-19 në Kosovë, dy të vdekur dhe 177 raste të reja prej datës 14 deri më 19 gusht

Rritet numri i të infektuarve nga Kovid-19 në Kosovë, dy të vdekur dhe 177 raste të reja prej datës 14 deri më 19 gusht

Prishtinë, 19 gusht 2024 (MIA) - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kumtoi sot se në bazë të analizës për gjendjen epidemiologjike në vend, ka rritje të rasteve me KOVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore mes të infektuarve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas Institutit, prej 14 deri më 19 gusht 177 persona rezultuan pozitivë, ndërsa dy kanë vdekur.

"Bazuar në analizën e situatës epidemiologjike në vend, IKSHPK konstaton një rritje të rasteve të KOVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore në mesin e të prekurve. Gjatë periudhës 14 -19 gusht 2024, në IKSHPK janë raportuar 400 testime të kryera për SARS COV-2, prej të cilave 177 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Klinika Infektive e QKUK-së ka raportuar për 2 të vdekur gjatë kësaj periudhe nga KOVID-19", thuhet në njoftim.

IKSHPK rithekson se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen.

Gjithashtu, është kërkuar të rritet kujdesi nga ana e punonjësve shëndetësorë, me qëllim, që të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe të parandalohen infeksionet.

IKSHPK të respektohet bartja e maskave dhe mjeteve tjera mbrojtëse si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me KOVID-19.

Rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK, rekomandohet të analizohen nga ana e konziliumit të mjekëve.

Personat me simptoma të testohen, personat me imunitet të komprometuar të ri-vaksinohen. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR