• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rriten çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

Rriten çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Në korrik të vitit 2024 çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 0.1 për qind dhe për 3.5 për qind në nivel vjetor.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), në muajin korrik të vitit 2024, krahasuar me qershorin e vitit 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupin e produkteve jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0.8 për qind.

Në muajin korrik të vitit 2024, krahasuar me muajin qershor të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: Energji për 11.4 për qind, Produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.8 për qind dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.0 për qind. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR