Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike
- Çmimet e shërbimeve hotelierike në shkurt të këtij viti janë rritur për 0,1 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa në krahasim me shkurtin e vitit 2022 shënojnë rritje prej 14,8 për qind.
- Post By Besnik Shuki
- 14:40, 3 mars, 2023

Shkup, 3 mars 2023 (MIA) - Çmimet e shërbimeve hotelierike në shkurt të këtij viti janë rritur për 0,1 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa në krahasim me shkurtin e vitit 2022 shënojnë rritje prej 14,8 për qind.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në shkurt në krahasim me janarin, rritje e çmimit është vërejtur në grupet Pijet alkoolike për 0,5 për qind dhe Pijet joalkoolike për 0,3 për qind.
Çmimet e shërbimeve hotelierike, megjithatë, në dy muajt e parë të këtij viti janë rritur për 14,8 për qind në krahasim me periuhdln e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2022 çmimet janë rritur për 0,7 për qind. bsh/
Foto: MIA arkiv