• e martë, 19 nëntor 2024

Rripi i Gazës pa internet, telefon fiks dhe celular

Rripi i Gazës pa internet, telefon fiks dhe celular

Ramallah, 27 tetor 2023 (MIA) – Interneti, telefonia fikse dhe celulare që nga sonte janë në ndërprerje në Rripin e Gazës pas bombardimeve intensive izraelite.

Paraprakisht, ushtria izraelite njoftoi se po “zgjeronte” operacionet tokësore, duke sinjalizuar se së shpejti mund të fillojë një pushtim tokësor të Rripit të Gazës.

Gjysmëhëna e Kuqe kumtoi se ka humbur çdo kontakt me selinë dhe ekipet mjekësore. Ata gjithashtu deklaruan se kanë frike se njerëzit më nuk do të mund të kontaktojnë më shërbimet e urgjencës.

Edhe organizata të tjera humanitare gjithashtu raportojnë se nuk mund të kontaktojnë me stafin e tyre në terren.

Kompania palestineze e telekomunikacionit "Paltel" paralajmëroi një "ndërprerje të plotë të të gjitha shërbimeve të komunikimit dhe internetit" për shkak të bombardimeve.

"Në orët e fundit i kemi intensifikuar sulmet në Gaza. Forcat ushtarake ajrore po sulmojnë rëndë objektivat nëntokësore dhe infrastrukturën terroriste në një shkallë të gjerë, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

Izraeli ka vendosur qindra mijëra trupa përgjatë kufirit me Rripin e Gazës përpara një ofensive të pritshme tokësore kundër grupit militant Hamas.

Më parë, Hamasi i bëri thirrje botës që "të veprojë menjëherë" dhe të ndalojë bombardimet izraelite ndaj Rripit të Gazës.

“U bëjmë thirrje vendeve arabe dhe myslimane dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë menjëherë për të ndalur krimet dhe serinë e masakrave kundër popullit tonë”, theksohet në kumtesën e Hamasit. ls/

Foto: Skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR