• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Argjentinë

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Argjentinë

Buenos Aires, 19 nëntor 2023 (MIA) - Votuesit në Argjentinë sot do të dalin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku do të vendosin mes ekstremistit të djathtë, Havier Millej dhe të majtit Serhio Masa. 

Mediat amerikane theksojnë se Millej shpesh krahasohet me ish-presidentin amerikan Donald Tramp, të cilin e admiron shumë, ndërsa Masa është ish-ministër i ekonomisë nga Partia Peroniste, e cila prej dekadash ka fjalën kryesore në policinë argjentinase.

Bi-Bi-Si përkujton se në rrethin e parë Masa ka fituar 36,7 për qind të votave, para Milej, me 30 për qind. 

Megjithatë, anketat tregojnë se Millej, i cili premtoi se do ta "hedhë në erë" sistemin politik në Argjentinë, do të marrë më shumë vota. 

Vendvotimet do të hapen në orën 8:00 sipas kohës lokale (12:00 sipas kohës evropiane), ndërsa do të mbyllen në orën 18:00. 

Për fitore nevojiten 45 për qind të votave. 

Kandidatja e rrethit të parë që përfundoi e treta më 22 tetor, politikania konservatore Patrisha Bullrih, ka mbështetur Millejin, prandaj anketat e fundit tregojnë se shumica e votuesve të saj do të japin votën e tyre për të vetëshpallurin "anarko-kapitalist".

Millej (53) është ekonomist retorika e të cilit kundër establishmentit i solli famë, veçanërisht në mesin e votuesve më të rinj të dëshpëruar nga politika tradicionale. 

Partia e tij Libertad Avanza, të cilën ai e themeloi në vitin 2018, shihet nga votuesit si e pandotur nga gabimet e së kaluarës dhe shumica e apelit të tij buron nga fakti se votuesit janë të gatshëm t'u japin propozimeve të tij radikale një shans pas dekadasve të trazirave ekonomike. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR