• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rreth njëqind roje kufitare të Mianmarit arratisen në Bangladesh pas përleshjeve me kryengritësit e armatës së Arakanit

Rreth njëqind roje kufitare të Mianmarit arratisen në Bangladesh pas përleshjeve me kryengritësit e armatës së Arakanit

Daka, 5 shkurt 2024 (MIA) - Pothuajse njëqind anëtarë të policisë kufitare të Mianmarit i kanë braktisur postet e tyre dhe kanë ikur në Bangladeshin fqinjë gjatë përleshjeve me kryengritësit vendas, njoftoi sot shërbimi kufitar i Bangladeshit.

Zëdhënësi i forcave kufitare të Bangladeshit, Shariful Islam, deklaroi se ushtarët e Mianmarit janë strehuar në Bangladesh dy ditët e fundit duke ikur nga përleshjet me ushtrinë Arakan në shtetin Rakin të Mianmarit i cili kufizohet me Bangladeshin.

Sipas zëdhënësit "gjithsej 95 pjesëtarë të forcave të Manmarit kanë hyrë në vend pas së cilës ata u çarmatosën dhe u dërguan në siguri”.

Siç njoftojnë mediat lokale, nga e shtuna dëgjohen të shtëna nga ana e kufirit të Mianmarit. 

Armata e Arakanit është krahu ushtarak i pakicës etnike Rakin e cila kërkon autonomi nga qeveria qendrore dhe është pjesë e një aleance të ushtrive rebele të pakicave etnike të cilët në fund të tetorit nisën një ofensivë kundër armatës, duke pushtuar territore në pjesën verilindore të vendit në kufi me Kinën.

Aleanca e tre vëllazërive e cila përbëhet nga Armata Arakan, Armata e Aleancës Demokratike Kombëtare të Mianmarit dhe Armata Çlirimtare Kombëtare Tang, sot njoftoi se Armata Arakan sulmoi dje dy pika kufitare në qytetin Maungdau në shtetin Rakin dhe kapi njërën prej tyre.

Konflikti në Mianmar vazhdon nga shkurti i vitit 2021, kur ushtria me grusht shtet mori pushtetin nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike e Aung San Su Çi pas së cilës shpërthyen protesta të mëdha të cilat junta ushtarake i shtypi me dhunë. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR