Rreth Moskës rrëzohen pesë dronë, duke e çrregulluar komunikacionin në aeroportin Vnukovo
- Autoritetet ruse sot kumtuan se pesë fluturake pa pilotë u rrëzuan në rjaonin më të gjerë të Moskës dhe se për atë shkak është çrregulluar puna e aeroportit ndërkombëtar Vnukovo, në afërsi të kryeqytetit, ndërsa për "aktin terrorist" e akuzuan Ukrainën.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:17, 4 korrik, 2023
Moskë, 4 korrik 2023 (MIA) - Autoritetet ruse sot kumtuan se pesë fluturake pa pilotë u rrëzuan në rjaonin më të gjerë të Moskës dhe se për atë shkak është çrregulluar puna e aeroportit ndërkombëtar Vnukovo, në afërsi të kryeqytetit, ndërsa për "aktin terrorist" e akuzuan Ukrainën.
Sot në mëngjes është parandaluar tentimi i regjimit në Kiev të kryejë sulm terrorist me pesë fluturake pa pilot, qëllimi i të cilëve ishin lokacionet në rajonin Podmoskovje dhe në periferi të Moskës, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Katër fluturake pa pilot janë shkatërruar nga mbrojtja kundërajrore në afërsi të Moskës, ndërsa e pesta është neutralizuar me "sistem për luftim elektronik", pas çka u rrëzua në Podmoskovlje, ceket në kumtesë.
Në sulm nuk ka viktima apo dëme materiale, shtoi Ministria.
Aeroporti Vnukovo, ku herët në mëngjes disa fluturime i rikahëzuan drejt aeroporteve të tjera, rreth orës 5 e "ripërtëriu punën", kumtoi agjencia ruse për komunikacion ajror.
"Tentimi i regjimit në Kiev për ta sulmuar rajonin ku ndidhet infrastruktura civile, përfshirë edhe aeroportin që pranon fluturime ndërkombëtare, është akt i ri i terrorizmit", deklaroi zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zaharova.
Ajo shtoi se ky është "terrorizëm ndërkombëtar, sepse presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski i kryen këto veprime terroriste duke përdorur armë të siguruara nga Perëndimi apo të blera me para perëndimore". ab/