• e diel, 22 dhjetor 2024

Rreth 68 milionë afrikanojugorë të prekur nga thatësira e shkaktuar nga El Ninjo

Rreth 68 milionë afrikanojugorë të prekur nga thatësira e shkaktuar nga El Ninjo

Harare, 18 gusht 2024 (MIA) - Rreth 68 milionë njerëz në Afrikën e Jugut janë të prekur nga thatësira e shkaktuar nga El Ninjo, një fenomen i motit që ka shkatërruar të korrat në të gjithë rajonin, kumtoi Komuniteti i Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADK), citojnë mediat britanike.

Udhëheqësit e 16 vendeve anëtare të SADK u takuan në kryeqytetin e Zimbabve, Harare, për të diskutuar çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë ushqimore.

Thatësira që filloi në fillim të këtij viti ka prekur prodhimin e të korrave dhe blegtorisë, duke shkaktuar mungesë ushqimi dhe një sërë dëmesh të tjera ekonomike.

Rreth 68 milionë njerëz, ose 17 për qind e popullsisë në rajon, kanë nevojë për ndihmë.

Zimbabve, Zambia dhe Malavi kanë shpallur tashmë një krizë ushqimore. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR