• e premte, 05 dhjetor 2025

Rreth 60 protestues arrestohen në San Francisko

Rreth 60 protestues arrestohen në San Francisko

Uashington, 9 qershor 2025 (MIA) – Edhe në San Francisko dje pati protesta kundër politikës së administratës së Donald Trampit për luftë kundër migracionit ilegal, me çka janë arrestuar rreth 60 persona, ndërsa tre policë janë lënduar.

Sipas policisë, të ndaluarit u bënë “të dhunshëm dhe filluan të kryejnë vepra penale, nga sulme fizike deri në vandalizëm serioz dhe shkatërrim të pronës”, ku në një pjesë të qytetit është shpallur tubim ilegal.

Protesta dhe trazira dje pati edhe në Los Anxhelos.

foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR