• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rreth 6.400 palestinezë rezultojnë si të zhdukur që nga shpërthimi i luftës në Gazë

Rreth 6.400 palestinezë rezultojnë si të zhdukur që nga shpërthimi i luftës në Gazë

Nju Jork, 12 korrik 2024 (MIA) - Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) sot kumtoi se rreth 6.400 palestinezë të cilët rezultojnë si të zhdukur që nga shpërthimi i luftës në Gaza ende nuk janë gjetur.

Besohet se shumë persona janë të bllokuar nën rrënoja, të varrosur pa identifikim ose në paraburgim izraelit. Nga prilli janë regjistruar 1.100 raste të reja", kumtoi KNKK, transmeton Gardian. Zëdhënësja e KNKK-së Sara Dejvis, deklaroi se lufta në Rripin e Gazës plotësisht i ka dëmtuar komunikimet.

"Kur njerëzit plagosen dhe dërgohen në spital, anëtarët e tyre jo gjithmonë e dinë se në cilin spital janë... Njerëzit humbin telefonat e tyre, ndërsa më pas dhe kontaktojnë", tha ajo, duke shtuar se situata ndërlikohet edhe më shumë nga fakti se shpesh dhe vetë spitalet janë nën sulme, kështu që stafi mjekësor nuk mund të dokumentojë ose identifikojë të vdekurit, ose ky proces është i vështirësuar.

Nga fillimi i luftës në Gazë më 7 tetor të vitit të kaluar, KNKK ka paraqitur më shumë se 8.700 palestinezë të zhdukur në Gaza dhe ka zgjidhur rreth 2.300 raste, thekson Gardian. Besohet se numri aktual i palestinezëve të zhdukur të jetë dukshëm më i lartë, pjesërisht sepse jo të gjitha familjet e dinë se mund të kontaktojnë KNKK-në, ndërsa në disa raste familje të tëra vriten, duke mos lënë askënd që të raportojë zhdukjen. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR