• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rreth 400 amerikanë dhe familjet e tyre janë larguar nga Gaza

Rreth 400 amerikanë dhe familjet e tyre janë larguar nga Gaza

Uashington, 7 nëntor 2023 (MIA) - Autoritetet amerikane sot njoftuan se u kanë ndihmuar 400 amerikanëve dhe familjeve të tyre që të largohen nga Rripi i Gazës, i cili është bombarduar nga forcat izraelite pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, përmes vendkalimit të vetëm të hapur Rafah drejt Egjiptit. 

"U ndihmuam më shumë se 400 qytetarëve amerikanë, banorë të përhershëm dhe persona të tjerë të cilët i plotësojnë kushtet që të largohen nga Gaza", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Uedant Patell.

Nuk është bërë i ditur numri i amerikanëve të cilët ende janë në Gazë dhe duan që të largohen. 

"Do të vazhdojmë të punojmë derisa çdo amerikan që dëshiron të largohet nuk mund ta bëjë këtë", tha të dielën këshilltari i sigurisë kombëtare, Xhonatan Fajner. 

Në fillim të nëntorit, grupe të palestinezëve dhe amerikanëve me shtetësi të dyfishtë filluan procedurë juridike kundër Departamentit të Shtetit duke kërkuar evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Gaza. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR