Rreth 40 të vrarë në sulme të reja të armatës izraelite ndaj civilëve afër pikave për shpërndarjen e ndihmës në Rripin e Gazës
- Rreth 40 persona janë vrarë në sulmet e reja të armatës izraelite në Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe ekipin e gazetarëve të Al Xhezirës dhe civilëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë humanitare, njoftuan sot autoritetet e atjeshme shëndetësore.
- Post By Besnik Shuki
- 19:39, 11 gusht, 2025
Gazë, 11 gusht 2025 (MIA) - Rreth 40 persona janë vrarë në sulmet e reja të armatës izraelite në Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe ekipin e gazetarëve të Al Xhezirës dhe civilëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë humanitare, njoftuan sot autoritetet e atjeshme shëndetësore.
Autoritetet spitalore njoftuan se dje dhe sot janë vrarë 34 persona në sulmet, si dhe një ekip i gazetarëve të Al Xhezirës, të cilët janë qëlluar nga armata izraelite me raketë, me arsye se "njëri prej tyre ka bashkëpunuar me Hamasin".
Mes viktimave ka pasur edhe fëmijë, pohojnë dëshmitarë, duke shtuar se sot armata izraelite ka qëlluar civilë, të cilët kanë tentuar të marrin ndihmë humanitare nga pikat e Fondacionit humanitar në Gazë (GHF) në afërsi të korridorit Morag.
Nga fillimi i sistemit të ri të shpërndarjes së ndihmës, 1.700 civilë janë vrarë në kryesisht sulme tokësore nga ana e armatës izraelite, njofton Ministria e Shëndetësisë në Gazë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, pesë palestinezë, mes të cilëve edhe një fëmijë, kanë vdekur nga uria. bsh/
Foto: MIA arkiv