• e diel, 22 dhjetor 2024

Rreth 350.000 persona kanë parashtruar kërkesë për azil në Gjermani vitin e kaluar

Rreth 350.000 persona kanë parashtruar kërkesë për azil në Gjermani vitin e kaluar

 Berlin, 8 janar 2023 (MIA) - Rreth 350.000 persona kanë parashtruar kërkesë  për azil në Gjermani në vitin 2023. Kjo është një rritje prej 51.1 për qind krahasuar me vitin paraprak.   

Numri i saktë i të paraqiturve është 351.915. 

Më shumë ka nga Siria - 104.561, në vendin e dytë janë shtetasit turq  - 62.624, në vendin e tretë janë afganët - 53.582, njoftoi sot Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë. 

Siç raportojnë agjencitë e huaja, migrimi është një çështje serioze politike për qeverinë gjermane dhe një temë e ndjeshme në Gjermani, e cila po lufton për të pranuar  numrin e madh të të ardhurve. 

 Kancelari gjerman Olaf Sholc, i cili është nën presion të madh politik dhe publik për të ndaluar migracinin, tha se ka "shumë" njerëz që vijnë në vend.

Në fund të vitit të kaluar, Sholci dhe kryeministrat e shteteve gjermane ranë dakord për masa të reja, më të ashpra kundër migracionit. 

Foto: EPA 

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR