• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rreth 350 shkrimtarë izraelitë bënë thirrje për përfundim të luftës në Gazë

Rreth 350 shkrimtarë izraelitë bënë thirrje për përfundim të luftës në Gazë

Tel-Aviv, 15 prill 2025 (MIA) - Rreth 350 shkrimtarë izraelitë kanë nënshkruar letër në të cilën bëjnë thirrje për ndërprerje të luftës shkatërruese në Gazë, kumtoi "Tajms of Izrael".

Mes nënshkruesve janë shkrimtarë të njohur si Dejvid Grosman, Xhoshua Sobol dhe Zeruja Shalev.

"Kjo luftë i rrezikon jetët e ushtarëve të IDF-së, pengjet dhe shkakton vuajtje të tmerrshme të civilëve të pamundur në Gazë", ceket në letër.

"Veprat në Gazë dhe territoret e okupuara nuk janë bërë në emrin tonë, por ato do të jenë në llogarinë tonë.

Nënshkruesit kërkojnë ndërprerje urgjente të operacionit ushtarak kundër lëvizjes islamiste palestineze Hamas, kthim të pengjeve të marra në Rripin e Gazës dhe marrëveshje ndërkombëtare për të ardhmen e Rripit të Gazës.

Autorët e akuzojnë kryeministrin izraelit, Benjamin NMetanjahu se e vazhdon luftën për arsye personale, Tashmë pati disa thirrje të ngjashme të fuqishme nga armata të cilët kërkojnë ndërprerje të luftës dhe marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Ushtria izraelite beson se nga 252 personat e rrëmbyer, 58 ende mbahen në Gazë, përfshirë edhe 34 të vdekur.

Në sulmin e Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, sipas të dhënave zyrtare, jetën e humbën 1.218 persona, ndërsa në përgjigjen izraelite numri i të vrarëve në Gazë tejkalon 50 mijë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR