Rreth 30 emigrantë të paligjshëm janë gjetur në një kamion në Çeki, një grua ka humbur jetën
- - Policia çeke mbrëmë ka zbuluar rreth 30 emigrantë në pjesën e pasme të një kamioni nëa afërsi të Pragës. Pavarësisht tentativave për reanimim, një grua ka ndërruar jetë, kumtoi shërbimi i urgjencës i Platformës Iks.
Pragë, 3 shtator 2024 (MIA) - Policia çeke mbrëmë ka zbuluar rreth 30 emigrantë në pjesën e pasme të një kamioni nëa afërsi të Pragës. Pavarësisht tentativave për reanimim, një grua ka ndërruar jetë, kumtoi shërbimi i urgjencës i Platformës Iks.
Shumica e migrantëve ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk kishin nevojë për hospitalizim, kumtoi shërbimi.
Kamioni targa të huaja ishte ndaluar rreth 30 kilometra në veti të Pragës, por autostrada D8 që të çon në shtetin lindor gjerman Saksonia, kumto policia.
Autoritetet supozojnë se emigrantët vetëm po kalonin përmes Republikës Çeke në rrugën e tyre për në Evropën Perëndimore. Policia nuk bëri të ditur kombësinë e emigrantëve.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme në Pragë, vitin e kaluar në Republikën Çeke u arrestuan 13.898 persona pa dokumente të vlefshme qëndrimi. Kjo është pothuajse dy herë më pak në krahasim me vitin 2022. ls/
Foto: Arkiv