• e martë, 09 korrik 2024

Rreth 16.500 qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil në Evropë dhe Britani në gjashtë muajt e parë të vitit

Rreth 16.500 qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil në Evropë dhe Britani në gjashtë muajt e parë të vitit

Tiranë, 6 shtator 2023 (MIA) - Në vendet e Bashkimit Evropian dhe Britani të Madhe, në periudhën janar-qershor të këtij viti, azil kërkuan 16.500 shtetas shqiptarë, ceket në raportin e Agjencisë për azil të Bashkimit Evropian (EUAA).

"Nga numri i përgjithshëm, 4.779 kërkesa për azil janë në vendet e BE-së, prej të cilave 3.602 për herë të parë. Sipas Agjencisë, 3.444 kërkesa të parashtruara gjatë viteve të kaluara presin të shqyrtohen, përderisa prej 4.642 vendime të sjellura, shkalla e vendimeve pozitive është shumë e ulët për qyetarët shqiptarë dhe nuk tejkalon një për qind",lajmëruan mediumet shqiptare, duke iu referuar Zërit të Amerikës.

Trendi i kërkesave për azil të shqiptarëve edhe më tej mbetet shumë i lartë në krahasim jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë.

Sipas statistikave të Agjencisë evropiane për azil, në vitin 2022 në vendet e BE-së janë regjistruar 13.043 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, prej 11.210 sa ishin regjistruar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.

Sipas autoriteteve britanike, ndërkaq, për gjashtë muajt e parë të vitit kërkesa për azil parashtruan 11.790 shtetas shqiptarë, që e konfirmon ndryshimi i prëcaktimit të qytetarëve shqiptarëve të rikahëzohen nga Evropa drejt Britanisë së Madhe. Me këtë, shqiptarët janë në vend të parë prë kërkesa të azilit, me çka i tejkalojnë qytetarët nga Afganistani, të cilët janë në vend të dytë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR