• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rreth 1500 njerëz e humbën jetën në protestat në Bangladesh që çuan drejt dorëheqjes së kryeministres Sheih Hasina

Rreth 1500 njerëz e humbën jetën në protestat në Bangladesh që çuan drejt dorëheqjes së kryeministres Sheih Hasina

Dakë, 18 nëntor 2024 (MIA) - Rreth 1.500 njerëz e humbën jetën gjatë protestave me të cilat u rrëzua kryeministrja e Bangladeshit, Sheih Hasina paraprakisht këtë vit, ndërsa rreth 3.500 njerëz u rrëmbyen dhunshëm gjatë sundimit të saj 15-vjeçar, kumtoi Muhamed Junus, i cili e kryeson qeverinë e vendit.

Llogaritjet e ekonomistit dhe fitues i çmimit Nobel për paqe, i cili pritet të organizojë zgjedhje, tregojnë numra më të lartë nga numrat e mëparshëm zyrtarë, sipas të cilat në protestat studentore jetën e humbën rreth 1.000 njerëz.

Protestat, të cilat filluan në korrik si lëvizje e kryesuar nga studentët kundër sistemit të kuotave gjatë emërimeve në sektorin publik, eskaluan në trazirat më vdekjeprurëse pasi që Bangladeshi u bë shtet i pavarur në vitin 1971, duke e detyruar Hasinën të ikë në Indinë fqinje.

"Çdo ditë shtohen emra në listën e martirëve", tha Junus në fjalimin para kombit me rastin e 100 ditëve të ardhjes në pushtet të qeverisë së përkohshme. Ai premtoi se do t'i ndjekë prëgjegjësit për dhunën dhe do të sjellë drejtësi për viktimat e, siç tha, "mllefit të regjimit autoritar".

Junus tha se komisioni që i heton zhdukjet gjetën informata për 1.600 raste deri në tetor, por se numri i përgjithshëm mund të shënojë mbi 3.500 njerëz.

Ai konfirmoi se qeveria e tij ka ndër mend të kërkojë ekstradim të Hasinës nga India.

Shtoi se pasi që të zbatohen reforma zgjedhore, do të prezantohet udhërrëfyesi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vendin me 170 milionë banorë.

Partitë politike, përfshirë edhe partinë nacionale të Bangladeshit, të kryesuar nga ish-kryeministri Haleda Zia, dëshirojnë qevera e përkohshme të dalë me plan të qartë për mbajtje të shpejtë të zgjedhjeve parlamentare.

Në shtator komandanti suprem i armatës gjenerali vaker uz Zaman, i cili refuzoi ta mbështetë Hasinën gjatë protestave, deklaroi se demokracia në vend duhet të kthehet për një vit deri në një vit e gjysmë, por bëri thurrje për durim. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR