• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rreth 130 persona humbën jetën ose konsiderohen të zhdukur në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Filipine

Rreth 130 persona humbën jetën ose konsiderohen të zhdukur në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Filipine

Manila, 27 tetor 2024 (MIA) – Rreth 130 njerëz e humbën jetën ose konsiderohen të zhdukur në vërshimet vdekjeprurëse dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale “Trami” në Filipine, ndërsa presidenti Ferdinand Markos Junior tha se shumë zona mbeten të izoluara dhe banorëve lokalë u nevojiten ndihmë. 

Agjencia qeveritare për katastrofa njoftoi se stuhia pardje e kaploi pjesën veriperëndimore të Filipineve, me çka jetën e humbën të paktën 85 persona, ndërsa 41 të tjerë konsiderohen si të zhdukur. Kjo e bën një nga stuhitë më të vdekjeprurëse dhe më shkatërruese në arkipelagun e Azisë Juglindore deri më tani këtë vit. Pritet që numri i të vdekurve të rritet sepse po mbërrijnë të dhëna nga zonat e izoluara deri më tani. 

Dhjetëra policë, zjarrfikës dhe punonjës të tjerë për raste urgjente, të mbështetur nga tre ekskavatorë dhe qen gjurmues, dje gërmuan një nga dy të zhdukurit e fundit në liqenin e qytetit Talisaj në provincën Batangas. 

Më shumë se pesë milionë filipinas ishin goditur nga moti i ligë, duke përfshirë edhe gati gjysmë milionë të cilët ikën në më shumë se 6.300 strehë për raste urgjente të vendosura në disa provinca, njoftuan autoritetet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR