• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rebelët sirianë e vendosën Mohamed al Bashirin në krye të qeverisë kalimtare

Rebelët sirianë e vendosën Mohamed al Bashirin në krye të qeverisë kalimtare

 Damask, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Rebelët të cilët e morën pushtetin në Siri sot emëruan Mohamed al-Bashirin në krye të qeverisë kalimtare, ndërsa aty do të mbetet deri më 1 mars të vitit 2025, njoftoi televizioni sirian. 

Mohamed al-Bashir deri tani e ka udhëhequr "Qeverinë e shpëtimit" nga bastioni rebel i Idlibit, në veriperëndim të Sirisë. 

Qeveria siriane ra para dy ditëve, herët në mëngjes, me të cilën u shënua fundi i sundimit 50-vjeçar të familjes Asad, pasi më parë rebelët kryen një ofensivë tronditëse të shpejtë në të gjithë territorin sirian, duke arritur për dhjetë ditë në kryeqytetin Damask.

Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al Asad me familje kanë ikur në Moskë, ku mori azil. qa/

Foto: Skrinshot Telegram 

 

QËNDRONI TË LIDHUR