• e enjte, 04 dhjetor 2025

Rrahje grupore në Kumanovë, arrestohen pesë persona

Rrahje grupore në Kumanovë, arrestohen pesë persona

Kumanovë, 14 gusht 2025 (MIA) - Policia e Kumanovës ka arrestuar pesë persona të moshës prej 19 deri në 32 vjet për shkak të një zënke në objektin hotelerik në Kumanovë "Garnizon", kumtoi sot SPB Kumanovë.

"Sot në orën 00:10, nëpunës policor nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria R.A. (26), H.R. (21), Z.E. (22), A.R. (32) dhe SH.SH. (19) të gjithë nga Kumanova, për shkak se në objektin hotelerik në rrugën ‘Goce Dellçev’ në Kumanovë fizikisht kanë rrahur disa persona dhe kanë dëmtuar inventarin e objektit", kumtoi policia.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR