Rrëshqitje dheu në rrugën fshati Izvor-fshati Ivançishtë, trafiku në një korsi
- Për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën fshat Izvor - fshati Ivançishtë, trafiku po zhvillohet në një korsi, njofton sonte LAMM.
- Post By Melahat Baftija
- 21:11, 6 nëntor, 2023

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën fshat Izvor - fshati Ivançishtë, trafiku po zhvillohet në një korsi, njofton sonte LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. mb/