• e diel, 22 dhjetor 2024

Rrënimi ei shtëpisë së fundit për depërtim në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë shtyhet për një javë

Rrënimi ei shtëpisë së fundit për depërtim në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë shtyhet për një javë
Tetovë, 14 nëntor 2022 (MIA) – Rrënimi i shtëpisë së fundit i paralajmëruar për sot për zgjerimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë është shtyrë për një javë, Shtyrja erdhi pasi pronarët e shtëpisë negociuan me përfaqësues të komunës, inspektoratit dhe policisë për disa orë. Në kohën e parashikuar për rrënim në 11 ora janë sjellë makineritë e ndërtimtarisë, po nuk kishte aktivitete. Komuna siguron se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe familja duhet të largohet nga objekti. "Shpronësimi ka përfunduar dhe paratë janë transferuar në një llogari të caktuar gjyqësore sepse pala nuk dëshiron t'i marrë ato para. Në gjykatë po vijon një procedurë, por vetëm për përcaktimin e shumës. Ne i kemi parashikuar të gjitha procedurat në kuadër të ligjit dhe do të kapërcejmë të gjitha pengesat për të vazhduar punimet për hapjen e atij bulevardi. Ne arritëm një marrëveshje që i jep familjes një javë tjetër për t'u shpërngulur. Komuna ka gjetur banesë dhe do të paguajë qira për të jetuar atje, derisa të gjejnë objekt për qëndrim të përhershëm me paratë që do t'i marrin nga shpronësimi, tha Besar Durmishi, kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës. Për pronarin Islam Rushiti gjykata caktoi një dëmshpërblim prej 76 mijë eurosh, ndërsa kërkon 120 mijë euro për t’i lejuar të lënë 80 metra katrorë nga sipërfaqja totale prej 462 metrash katrorë për të ndërtuar një shtëpi më të vogël. "Do të shohim pastaj çfarë do të bëhet, me vlerësimin që do të bëhet, sa do të na japin, sa do të jetë. Tani është vendosur që sot të qëndrojmë këtu, tha Islam Rushiti. Nga komuna bëjnë me dije se ligjërisht nuk kanë mundësi të japin leje për ndërtimin e një pjese të sipërfaqes. Për zgjerimin e bulevardit, punimet ndërtimore me prishjen e objekteve kanë nisur në korrik të vitit 2021 gjatë administratës së mëparshme bashkiake. Për punimet ndërtimore, komuna ka marrë mjete nga i ashtuquajturi TAV program, ndërsa për shpronësim mjete nga Qeveria. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR