• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rot: Deputetët të votojnë më shpejtë për ndryshimet kushtetuese, njerëzit janë të padurueshëm (PLT)

Rot: Deputetët të votojnë më shpejtë për ndryshimet kushtetuese, njerëzit janë të padurueshëm (PLT)

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Deputeti gjerman Mihael Rot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar osmani sot u ka bërë thirrje deoutetëve të Kuvendit të RMV-së që t'i votojnë ndryshimet kushtetuese sa më shpejt, me qëllim që vendi ta vazhdojë rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Rot tha se ky nuk është vetëm interesi ynë, por interes edhe i BE-së.

“Tani kemi një propozim që është në tryezë dhe që duhet zbatuar, jo për të përmirësuar gjendjen e pakicave këtu, por për të arritur një përparim për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe ne duhet të rrisim ritmin. Njerëzit në këtë vend janë të padurueshëm, por nuk është vetëm në interesin tuaj, është edhe në interesin tonë. Ne nuk mund të përballojmë paqëndrueshmëri në një rajon tjetër. Ajo që nevojitet tani është një angazhim i qartë për të qëndruar së bashku dhe për evropianizimin në Ballkanin Perëndimor. Prandaj mesazhi im është shumë i qartë", tha deputeti gjerman.

Sipas Rot, një çështje është e rëndësishme dhe ajo është se si mund të kontribuojmë në tejkalimin e bllokimeve dhe në fund të flasim për atë që është më e rëndësishme për njerëzit e vendit: demokracinë, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, mirëqenien, lirinë, pajtimin...

"Dhe prandaj po ju kërkoj kolegëve të mi këtu në Parlament, të jepni kontributin tuaj për zbatimin e nevojshëm kushtetues, jo në çdo kohë, por me një shumicë të shpejtë dhe mundësisht dy të tretat, dhe pastaj mund të luftoni përsëri për këtë apo atë dhe të flasim për këtë", theksoi Rot.

Shpresoj, tha ai, se sinjalet tona të solidaritetit dhe të qëndrueshmërisë do të kuptohen vërtet nga të gjithë, që gjërat që janë të rëndësishme të vijnë realisht në qendër të punës sonë, përkatësisht ndryshimet kushtetuese.

"Askush në Bruksel, askush në Sofje, askush në Berlin, askush në Paris nuk ka të drejtë të vendosë për identitetin, kulturën dhe traditën tuaj. Kjo është për njerëzit në vendin tuaj që të vendosin vetë. Maqedonia e Veriut është shembull i multietnicizmit, ku ministri juaj fillimisht flet në maqedonisht, pastaj në shqip. Kjo për ju është diçka që nënkuptohet", tha Rot.

Lidhur me planin gjashtëpikësh që e prezantoi në Kuvend, ai tha se nuk e di nëse do të jetë i pranueshëm për vendet e tjera, por tha se qeveria e tij është për më shumë mundësi dhe largim nga politika e unanimitet.

Rot foli edhe për Ukrainën duke theksuar se gjatë luftës, qëndrimi së bashku është më i rëndësishëm.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën për shtyp potencoi se nuk duhet të harrojmë se ndryshimet kushtetuese do të sjellin deri në hapje të kapitullit të tretë dhe të katërt.

"Maqedonia e Veriut pas 17 vjetëve i ka hapur negociatat vitin e kaluar, skriningu zhvillohet sipas planit, sot është miratuar në njërin nga trupat formal të Bashkimit Evropian edhe raporti për klasterin e parë, me çka vendi në të vërtetë lëviz përpara në procesin evropian, parimi kryesor i kornizës negociuese të cilin e ka miratuar Bashkimi Evropian vitin e kaluar ëstë "jo" për çështjet historike dhe identitare, në pjesën speiale në kornizën negociuese ku ka edhe raporte me shkrim dhe votim të vendeve-anëtare, por "po" për të drejtat e njeriut të pakicave dhe nga këtu është e rëndësishme çështja e ndryshimeve kushtetuese, sepse është në kuadër të pozicionit tonë që të bisedojmë për të drejtat e njeriut për të drejtat e pakicave, por nuk bisedojmë për çështje historike dhe të identitetit dhe nga këtu është shumë e rëndësishme mbështetja që e marrim për procesin e ndryshimeve kushtetuese, i cili jo vetëm që do të garantojë vazhdim dhe hapje të kapitullit, për të cilën kemi nevojë, por në njëfarë mënyre e favorizon pozicionin tonë lidhur me këtë kontekst", deklaroi ministri.

Osmani theksoi se Rezoluta e miratuar në Bundestag vitin e kaluar është konfirmim i mbështetjes së qartë dhe aktive të Maqedonisë së Veriut për hyrjen në BE me identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë e saj, si pjesë e mozaikut të përgjithshëm të kulturës evropiane. Ai e vlerësoi rezolutën si një akt të mbështetjes së palëkundur për procesin e anëtarësimit të vendit.

"Natyrisht, kjo mbështetje nuk është e re, por paraqet vazhdimësi të një miqësie shumëvjeçare mes dy vendeve", theksoi Osmani

Deputeti gjerman sot mori pjesë në konferencën në kuvend dhe kishte takim me deputetët. mb/

Foto: MIA/MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR