• e premte, 28 qershor 2024

Rostek: Rusia do të vendosë obuset e veta në afërsi të kufirit me Finlandën

Rostek: Rusia do të vendosë obuset e veta në afërsi të kufirit me Finlandën

Moskë, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Rusia do të vendosë obusë të saj më të rinj në rajonin verior të ushtrisë e cila kufizohet me Finlandën dhe Norvegjinë, deklaroi shefi i konglomeratit të mbrojtjes shtetërore Rostek. 

"Testimi i njësive të reja të artilerisë vetëlëvizëse ka përfunduar dhe prodhimi i tyre masiv tashmë ka filluar", deklaroi Sergej Çemezov, shefi i Rostek, duke shtuar se grupi i parë pilot do të dorëzohet deri në fund të vitit 2023.

"Mendoj se së shpejti do të paraqiten aty (në rajonin verior ushtarak), sepse obusë të asaj klase janë të nevojshme që të sigurohet përparësi para modeleve perëndimore të artilerisë në raport me rrezet", tha Çemezov. fc/

Fotografia: Arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR