• e hënë, 23 dhjetor 2024

Roberta Mecolla: Ballkani Perëndimor i përket BE-së

Roberta Mecolla: Ballkani Perëndimor i përket BE-së

 Bruksel, 16 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla, sot deklaroi se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe se  ky është një kombinim fitues si për BE-në ashtu edhe për rajonin.

Mecolla në Tuiter ka shkruar se “rruga drejt anëtarësimit në BE është një mjet i fuqishëm për reforma dhe ndryshim të cilat do të sigurojnë demokraci, siguri dhe prosperitet”. 

Kryetarja e Parlamentit Evropian në videon që e publikoi thotë se BE-ja është e vetëdijshme se po dëgjon thirrje nga vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kërkojnë një proces më të shpejtë për anëtarësim në bllokun e 27 vendeve.

 

“Në procesin e integrimit evropian, bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është vendimtar. “Interkoneksioni përmes infrastrukturës, teknologjisë, digjitalizimit do të sigurojë siguri më të madhe”, tha Mecolla.

Ajo theksoi se punët janë duke lëvizur në një drejtim të mirë pasi Bosnjë e Hercegovinës i është ndarë statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa qytetarëve të Kosovës u është mundësuar që përmes liberalizimit të vizave të udhëtojnë në vendet e zonës Shengen. 

 “Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë të harmonizohen me kriteret e BE-së, të ndërmarrin hapa vendimtarë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe të lënë perspektivën e anëtarësimit në BE të shërbejë si një nxitje për reformat, të cilat janë kyçe për përmirësimin e strukturës së menaxhimit, qeverisjes e së drejtës dhe promovimin e lirisë së mediave”, theksoi kryetarja e Parlamentit Evropian. ar/

 Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR