Robert Kenedi kërkon të hetohen efektet negative nga vaksinat dhe arsyeja për autizmin
- Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp u bëri thirrje agjencive amerikane për shëdnet publik t'u japin prioritet hetimeve për efektet e padëshiruara nga vaksinat, përdorimin e barërave me reçetë dhe shkakun për autizmin në raportin e ri "Bëjeni Amerikën sërish të shëndetshme" të publikuar mbrëmë, ndërkaq e kahëzuar drejt fëmijëve, lajmëroi Beta.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:33, 10 shtator, 2025
Uashington, 10 shtator 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp u bëri thirrje agjencive amerikane për shëdnet publik t'u japin prioritet hetimeve për efektet e padëshiruara nga vaksinat, përdorimin e barërave me reçetë dhe shkakun për autizmin në raportin e ri "Bëjeni Amerikën sërish të shëndetshme" të publikuar mbrëmë, ndërkaq e kahëzuar drejt fëmijëve, lajmëroi Beta.
Raporti prej 20 faqeve, përgatitur nën shkopin dirigjues të sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kenedi Xhunior, pohon se sëmundjet e fëmijëve në SHBA do të çrrënjosen me rifokusim të agjencive amerikane për shëndet publik drejt çështjeve të cilat anëtarët e lëvizjes së gjerë dhe politikisht të llojllojshme "MANA" të kenedit dëshirojnë që qeveria t'u japë prioritet.
Presioni i ri i Kenedit për t'i hetuar efektet negative nga vaksinat mund ta thellojë konfliktin mes tij dhe agjencive për shëndet publik të cilat i mbikëqyrë, dhe të cilat po përballen me largime masive nga puna dhe janë në konflikt me të për shkak të politikave të tij kundërthënëse.
Në javët e fundit. kishte moskuptime rreth politikës për vaksinat në Qendrën për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, që çoi drejt dorëheqjes së drejtorit dhe udhëheqësve të tjerë të lartë.
Javën e kaluar, senatorët e pyetën Kenedin për agjendën e tij kundër vaksinave dhe punën e tij me agjencitë për shëndet publik
Pritet Kenedi të publikojë edhe raport për të cilin thotë se do t'i cekë shkaqet për autizmin, çrregullimin kompleksor zhvillues.
Raporti i fundit i Kenedit, i publikuar dje, i bën thirrje qeverisë t'i hetojë aspektet negatiove të vaksinimit dhe të zhvillojë kornizë në mënyrë që të sigurohet se "Amerikan ka orar më të mirë vaksinimi të fëmijëve", i cili "u kushton vëmendje ndikimeve negative të vaksinimit".
Verzioni paraprak i raportit doli në opinion dhe u publikua në gusht. Ndryshime të vogla ishin bërë në draftin përfunddimtar, i cili ishte zhvilluar nga një panel i MANA-s në të cilin ishin përfshirë Kenedi dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të presidentit.
Edhe përkundër premtimit për "transparencë radikale", paneli asnjëherë nuk mbajti takim publik para publikimit të raportit, transmetoi Beta.
Mes dallimeve në verzionin përfundimtar është thirrja Institucionet kombëtare për shëdnetësi të shfrytëzojnë kartonë personal mjekësorë dhe të dhëna për sigurim shëdnetësor në mënyrë që t'i hetojnë shkaqet për sëmundjet dhe çrregullimet, përfshirë edhe autizmin.
Kenedi me muaj prapa premtonte se deri në shtator do ta gjejë shkakun e autizmit, çrregullim kompleksor zhvillimor i cili ndikon në tru. Ai premtoi se do të zbatojë hulumtim masiv në mënyrë që t'i identifikojë shkaqet e çrregullimit, por heshti për atëse kush e zbaton hulumtimin apo kur do të publikohet. ab/
foto: МIА arkivi