• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rober Fico zgjedhet kryeministër i Sllovakisë për herë të katërt

Rober Fico zgjedhet kryeministër i Sllovakisë për herë të katërt

Bratisllavë, 25 tetor 2023 (MIA) - Lideri i së majtës Robert Fico u emërua sot kryeministër i Sllovakisë me mandat katërvjeçar. Kjo është hera e katërt që Fico vjen në këtë funksion. 

Presidentja Zuzana Çaputova i emëroi Ficon dhe kabinetin e tij, pasi partia e tij Smer fitoi në zgjedhje dhe formoi koalicion me të majtën qendrore Glas dhe Partinë kombëtare nacionaliste sllovake.

Partia e majtë Smer, e cila fitoi 42 ulëse në Parlament nga gjithsej 150 vende, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30 shtator, nënshkroi koalicion me partinë e majtë Glas, e cila ishte e treta me 27 deputetë dhe me Partinë kombëtare nacionaliste sllovake dhe proruse, me 10 deputetë.

Ai paraprakisht paralajmëroi se planifikon ta ndërpres mbështetjen ushtarake të vendit për Ukrainën. si/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR