• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rob Bauer: Aleatët e NATO-s do të duhet të investojnë afërsisht tre për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje

Rob Bauer: Aleatët e NATO-s do të duhet të investojnë afërsisht tre për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje

 Bruksel, 25 nëntor 2024 (MIA) -   Aleatët e NATO-s në të ardhmen do të duhet të ndajnë fonde për armatat e tyre në shumën prej afro tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), për t'i zbatuar planet e reja të mbrojtjes së Aleancës, deklroi sot kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer.

Me këtë shpenzimet do t'i tejkalonin dy për qind të  tanishmet të PBB-së në armatat e vendeve anëtare, që është vendosur si qëllim aktual i NATO-s. 

 Baueri në Bruksel  theksoi se përqindja e përgjithshme e ndarjes për mbrojtje, e cila është e nevojshme për të zbatuar planet e reja, është shumë më afër ndarjes prej tre për qind të PBB-së sesa dy për qind.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR