• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Rjabkov: Ulja e trupave të NATO-s në Evropën Lindore do të ishte e dobishme për sigurinë e të gjithë kontinentit

Rjabkov: Ulja e trupave të NATO-s në Evropën Lindore do të ishte e dobishme për sigurinë e të gjithë kontinentit

Moskë, 9 qershor 2025 (MIA) - Ulja e kontingjentit të NATO-s në Evropën Lindore do të ishte në dobi të sigurisë së të gjithë kontinentit, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Rjabkov.

"Dua t’ju ​​kujtoj se propozimet që i dërguam Uashingtonit dhe Brukselit në dhjetor të vitit 2021, përfshinin imperativ për garanci ligjore, ligjërisht të detyrueshme dhe afatgjata të mospërhapjes së Aleancës Veriatlantike në Lindje, si dhe kërkesa për mosvendosjen e armëve shokuese pranë kufijve të Rusisë", tha Rjabkov në intervistë për Tas.

Ai shtoi se qëndrimi i Rusisë për këtë çështje mbetet i pandryshuar.

"Në këtë rast, ulja e kontingjentit të NATO-s në Evropën Lindore sipas të gjitha gjasave do të ishte i dobishëm për sigurinë e të gjithë kontinentit", theksoi diplomati rus.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me tërheqjen e mundshme të deri 10.000 trupave nga Evropa Lindore nga Pentagoni, Rjabkov theksoi se "koha do të tregojë se për çfarë do të bien dakord në fund SHBA-ja dhe BE-ja". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR