• e premte, 03 prill 2026

Rivs: Grupi G-7 të përshpejtojë procesin e kalimit drejt energjisë së pastër

Rivs: Grupi G-7 të përshpejtojë procesin e kalimit drejt energjisë së pastër

Londër, 30 mars 2026 (MIA) - Ministrja britanike e Financave, Rejçel Rivs do t’i bëjë thirrje vendeve të Grupi G-7 të përshpejtojnë procesin e kalimit drejt përdorimit të energjisë së pastër, si masë për të mbrojtur ekonomitë kombëtare nga shoket e shkaktuara nga rritja e çmimeve të naftës dhe gazit.

Sipas Ministrisë britanike të Financave, Rivs do të theksojë se rritja e çmimeve të energjencave shkon në favor të Rusisë dhe se ulja e varësisë nga karburantet fosile kufizon ndikimin e Moskës.

Gazeta e Londrës "Guardian" shkruan se në takimin e ministrave të Financave dhe Energjetikës të Grupi G7, Rivs, së bashku me ministrin britanik të energjetikës Ed Miliband, do të theksojnë se siguria afatgjate energjetike është e mundur vetëm përmes burimeve të rinovueshme dhe energjisë bërthamore. Po ashtu, ata do t’i bëjnë thirrje partnerëve të përshpejtojnë investimet dhe të reduktojnë varësinë nga karburantet fosile.

Rivs vlerëson se mbështetja në çmimet globale të paqëndrueshme të naftës dhe gazit nuk sjell përfitime, dhe se veprimi i përbashkët i vendeve të Grupi G-7 mund të përshpejtojë investimet dhe të kontribuojë në stabilizimin e tregjeve energjetike.

Kriza energjetike u thellua më tej për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjes së transportit të naftës, gjë që çoi në rritje të çmimeve të energjencave.

Edhe pse disa zyrtarë vlerësojnë se konflikti do të jetë i shkurtër, ekspertët paralajmërojnë për pasoja afatgjate mbi tregjet globale të energjisë dhe ekonominë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR