• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rishikimi vjetor i punës së KE-së: Ky është një Komision që mban fjalën e tij

Rishikimi vjetor i punës së KE-së: Ky është një Komision që mban fjalën e tij

Bruksel, 8 shtator 2023 (MIA) - Para një viti, BE-ja u përball me një nga sfidat më të mëdha deri tani - me luftën në kontinentin tonë dhe për herë të parë deri tani një vend fqinj u sulmua për shkak të dëshirës së saj për t'u bashkangjitur në Unionin tonë, citohet në hyrje të rishikimit për punën dhe arritjet e Komisionit Evropian gjatë vitit të fundit, i publikuar sot në prag të fjalimit vjetor për "Gjendjen në Union" të kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen, para Parlamentit Evropian të mërkurën.

"Rusia u mundua të na shantazhojë me energji elektrike, ndërsa Evropa ishte në prag të krizës me karburantet fosile. Nuk e kemi ditur se rezervat tona  të gazit do të jenë të mjaftueshme për dimrin. Por, ne thellë në zemrat tona e kemi ditur se nuk mund të heqim dorë nga miqtë ukrainas, të cilët luftojnë për lirinë e tyre. Menjëherë duhej ta ndërpresim varësinë tonë nga karburantet fosile ruse, me diversifikimin dhe përshpejtimin e tranzicionit ndaj energjisë së pastër", citohet në dokument.

Në rishikim theksohet se përcaktimet  e tilla e reflektojnë "frymën e Komisionit Evropian të kryetares Ursula fon der Lajen".

Në dokument citohet edhe se Maqedonia e Veriut, së bashku me 27-të vendet anëtare të BE-së, Islanda, Norvegjia, Serbia dhe Turqia përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, mori pjesë në sigurimin e mbi 94.000 tonë ndihmë për Ukrainën, vlera e së cilës është mbi 760 milionë euro.

Rishikimi i përshkruan aktivitetet e BE-së si përgjigje e agresionit rus ndaj Ukrainës, përpjekjet për uljen e varësisë energjetike nga Rusia, arritjet në lidhje me prioritetet tjera politike të Komisionit dhe përpjekjet për përforcimin e prosperitetit dhe rezistencës së Unionit përmes zbatimit të projekteve "Gjenerata  e ardhshme BE" dhe "RePauerBE", dhe për implementimin e Marrëveshjes së gjelbër evropiane dhe të programit Dekada Digjitale Evropiane.

Siç lajmëroi raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, dokumenti përmban edhe rishikim të angazhimeve të BE-së me partnerët e saj përreth botës, veçanërisht ata të përkushtuar në agjendën tregtare, si dhe në nismat e kahëzuara drejt përforcimit të "shtyllave të demokracisë evropiane dhe ndërtimit të Unionit për barazi".  sa/

Foto: Komisioni Evropian

 

QËNDRONI TË LIDHUR