Rishikim i pavarur përfundon se forcat policore të Londrës janë raciste dhe seksiste
- Policia e Londrës (MET) është institucionalisht raciste, mizogjene dhe homofobike dhe nuk mund që t'i kontrolloj të punësuarit.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:11, 21 mars, 2023
Londër, 21 mars 2023 (MIA) - Policia e Londrës (MET) është institucionalisht raciste, mizogjene dhe homofobike dhe nuk mund që t'i kontrolloj të punësuarit.
Kjo është përmbyllje e revizionit të pavarur, e udhëhequr nga anëtarja e Dhomës së Lartë e Parlamentit, Luiz Kejsi, me të cilën ajo dëshiron të kryej shtypje ndaj shefit të ri të MET-it që t'i reformojë forcat më të larta policore britanike, raportojnë mediat britanike.
Rishikimi ishte porositur në vitin 2021 nga shefi i atëhershëm i MET-it, Kresida Dik, pasi një punonjës policie u dënua me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje të re. Kjo ngjarje shokuese e vendosi policinë në qendrën e vëmendjes së publikut.
Kejsi sot deklaroi se është e nevojshme reformë radikale pasi u krijuan lëshimet serioze në MET, në të cilën janë të punësuar 43.000 pjestarë dhe personeli.
“Kemi hasur në bullizëm të përhapur, diskriminim, homofobi institucionale, mizogjini dhe racizëm”, thuhet në raportin e Kejsit, duke shtuar se “gratë dhe fëmijët nuk e marrin mbrojtjen dhe mbështetjen që e meritojnë“.
Në raport thuhet se edhe gratë në forcat e policisë nuk duan të flasin për shkak të frikës nga pasojat në karrierat e tyre. qa/shk/