• e diel, 22 dhjetor 2024

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe
Londër, 24 tetor 2022 (MIA) – Rishi Sunak ka bërë një rikthim spektakolar politik për t’u bërë kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe, pasi rivalja Peny Mordount u tërhoq nga gara, transmeton DPA. Ish-ministri britanik i Financave, sot mori mbështetjen e deputetëve konservatorë për ta zëvendësuar Liz Trasin si lider të konservatorëve dhe do të hyjë në Dauning strit pas më pak se dy muaj pasi humbi garën e fundit. Sunak do të jetë kryeministri i parë hindu i Britanisë së Madhe me origjinë aziatike, i pari që nuk është pjesëtar i racës së bardhë dhe më i riu për nga mosha, pra 42 vjeç. Mordount u tërhoq nga gara pasi nuk arriti të sigurojë 100 nënshkrimet nga deputetët, të nevojshëm deri në afatin e fundit të orës 14. Me faktin se Boris Xhonson vetvetiu u tërhoq, Sunak do të bëhet kryeministër pa kundërshtarë dhe do të shmangë votimin onlajn të anëtarëve konservatorë që muajin e kaluar e refuzuan në favor të Liz Trasit. Ai tani ka detyrën më të vështirë për të udhëhequr kombin në kohën e krizës ekonomike që vetëm se u përkeqësua me trashëgiminë kaotike të Trasit e cila u ndërrua pas vetëm gjashtë javësh në funksion, transmeton DPA. Në deklaratën e publikuar në internet dy minuta para afatit të fundit, Mordount tha se kundërshtari i saj tani ka "mbështetjen e plotë".

QËNDRONI TË LIDHUR