• e diel, 22 dhjetor 2024

Rezultate preliminare nga zgjedhjet në Turqi: Erdogani në epërsi

Rezultate preliminare nga zgjedhjet në Turqi: Erdogani në epërsi

Ankara, 14 maj 2023 (MIA) – Në bazë të rezultateve preliminare dhe jo të plota nga 43,84 për qind të vendvotimeve të përpunuara, presidenti aktual turk Rexhep Tajip Erdogan kryeson në zgjedhjet presidenciale në Turqi, transmeton Agjencia Anadollu (AA).

Qytetarët e Turqisë sot votuan në zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare, duke zgjedhur mes tre kandidatëve për president, 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për përbërjen e re të Kuvendit kombëtar e cila numëron 600 vende deputetësh.

Të drejtë vote në zgjedhje kanë pasur 64,11 milionë njerëz, ndërsa pjesëmarrja ka qenë 88,44 për qind.

Sipas renditjes së fletëvotimit në garën zgjedhore për president të Turqisë marrin pjesë presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan, Kemal Kiliçdaroglu dhe Sinan Ogan.

Sipas rezultateve preliminare, janë përpunuar 43,84 për qind e vendvotimeve, ndërsa Erdogani është në epërsi me 52,43 për qind të votave të fituara.

Pasohet nga Kemal Kiliçdaroglu me 41,68 për qind dhe Sinan Ogan me 5,35 për qind. Muharrem Inxhe i cili para dy ditësh u tërhoq nga gara zgjedhore mori 0.54 për qind të votave. Në garën për parlamentin turk janë përpunuar diçka më pak se dhjetë për qind e vendvotimeve ku kryeson Aleanca Popullore e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim.

Foto: Agjencia Anadollu

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR