• e diel, 22 dhjetor 2024

Rezoluta në Senatin e SHBA-së: Çdo përdorim i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të llogaritet si sulm ndaj NATO-s

Rezoluta në Senatin e SHBA-së: Çdo përdorim i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të llogaritet si sulm ndaj NATO-s

Uashington, 23 qershor 2023 (MIA) - Senati amerikan po përgatit një rezolutë sipas së cilës nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë, ajo do të aktivizojë klauzolën mbrojtëse të NATO-s dhe do të konsiderohet si sulm ndaj aleancës ushtarake.

Senatori demokrat Riçard Blumental nga Konektikati dhe republikani Lindsi Grem nga Karolina e Jugut në Senat kanë dorëzuar një draft-rezolutë sipas së cilës "çdo përdorim taktik i armëve bërthamore nga Rusia, Bjellorusia ose agjentët e tyre, ose shkatërrimi i një objekti bërthamor që do të çojë në lirimin e rrezatimit në territorin e NATO-s duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për jetën e njerëzve, do të shkaktojë përgjigje të menjëhershme duke përfshirë zbatimin e Nenit pesë të Marrëveshjes Veriatlantike".

“Porosia jonë për ata që janë përreth Putinit është nëse e bëni këtë, nëse i zbatoni urdhrat e tij, duhet të prisni një përgjigje masive nga NATO dhe do ta gjeni veten në luftë kundër NATO-s”, deklaroi mbrëmë Grem në konferencën për shtyp kushtuar kërcënimeve bërthamore nga ana e Rusisë.

Draft- rezoluta vjen në kohën kur Rusia po vendos armë bërthamore tek aleati i saj Bjellorusia e cila kufizohet me Ukrainën si dhe shqetësimin e vazhdueshëm për gjendjen e termocentralit bërthamor Zaporozhje që është në qendër të aktiviteteve ushtarake në Ukrainë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR