Reznikov: Po përgatitemi për kundërsulm
- Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksij Reznikov tha sot se forcat e tij janë duke bërë plane për të larguar trupat ruse nga vendi, një vit pasi Rusia filloi pushtimin e saj të plotë.

Kiev, 24 shkurt 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksij Reznikov tha sot se forcat e tij janë duke bërë plane për të larguar trupat ruse nga vendi, një vit pasi Rusia filloi pushtimin e saj të plotë.
“Një vit më parë e kishim të vështirë të merrnim armë serioze. Sot vendet e qytetëruara e shohin se ju jeni mburoja e Evropës në lindje”, ka theksuar Reznikov para forcave të armatosura.
“Do të ketë kundërsulm. Ne po punojmë shumë për t'u përgatitur”, shtoi ai. ls/
Foto: EPA