Rezervat devizore në fund të shtatorit 4.4 miliardë euro
- Rezervat devizore në fund të shtatorit të këtij viti arritën në 4.406.6 milionë euro, kumtoi Banka Popullore.
- Post By Fami Bajrami
- 18:33, 9 tetor, 2024

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Rezervat devizore në fund të shtatorit të këtij viti arritën në 4.406.6 milionë euro, kumtoi Banka Popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave valutore është investuar në letra me vlerë (63.9%), pas çka vijon valuta dhe depozita (24.2 për qind) dhe ari monetar (11.9 për qind). rq/
Foto: arkivi i MIA-s