• e martë, 24 dhjetor 2024

Restrikcione në furnizimin me ujë në fshatin dibran Kosovrast

Restrikcione në furnizimin me ujë në fshatin dibran Kosovrast
Dibër, 23 korrik 2022 (MIA) - Në rajonin e Komunës së Dibrës zyrtarisht filluan restrikcionet në furnizimin me ujë nga ujësjellësi Rosok-Dibër. Siç informuan nga Ndërmarrja Publike Komunale "Standard" prej sot restrikcione ka për shfrytëzuesit e fshatit Kosovrast. "Për shkak të mungesës së ujit, që erdhi si pasojë e keqpërdorimit të ujit nga ana e shfrytëzuesve, jemi të detyruar që ta zbatojmë masën më të popullarizuar - restrikcione në furnizimin me ujë. Do të zgjasë prej orës 11 deri në orën 15 deri në përmirësimin e situatës", informuan nga NPK "Standard". Pikërisht për shkak të keqpërdorimit të ujit për pije për ujitjen e bahçeve, kopshteve, larjen e oborreve, trotuareve, e madje edhe rrugëve para shtëpive, tashmë po ndjehet mungesa edhe në qytet. Kjo kushtëzohet me ndërprerje të përditshme të paktën dy orëshe në furnizimin e lagjeve në dhjetë ditët e fundit. Nga NPK "Standard" e përsërisin thirrjen për shfrytëzim racional të ujit, që të mos jenë të detyruar të zbatojnë restrikcione edhe në Dibër. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR